UBT News

Suzuki prezanton logon e re për herë të parë që nga 2003

Suzuki ka zbuluar logon e re për herë të parë që nga viti 2003, duke iu bashkuar trendit të dizajnit “flat” që po dominon industrinë.

Emblema ruan formën klasike të “S”, por tani ka një pamje të sheshtë dhe ngjyrë argjendi mat, që synon të jetë më miqësore ndaj mjedisit.

Ekspertët theksojnë se ky stil përshtatet më mirë me epokën digjitale, ku logot shfaqen kryesisht në ekrane të vogla.

Sipas kompanisë, ndryshimi është pjesë e identitetit të ri të markës nën sloganin “By Your Side”.

Logoja e re do të debutojë në konceptet e Suzuki gjatë Japan Mobility Show 2025, ndërsa më pas do të aplikohet gradualisht në të gjitha modelet e markës në tregjet globale. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version