Një punonjës teknik i shkollës “Kajtaz Ramadani” në Kijevë të Malishevës është suspenduar për shkak se është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të miture, nxënëse e kësaj shkolle.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rast “sulm seksual”.