12 punëtorë të minierës së Stantërgut u suspenduan nga puna për siç thuhet shkelje të rëndë të detyrave të punës. Lajmin e ka konfirmuar aktivisti i Vetëvendosjes, Imer Fejza.
Sipas tij, minatorët u larguan përkohësisht për shkak të grevës që mbajtën ditë më parë.
“Në prag të 32 vjetorit të grevës së minatorëve, suspendohen nga puna 12 minatorët që para disa ditëve hynë në grevë për të mbrojtur dinjitetin e tyre, duke kërkuar hiç më shumë se atë që ju takon, pagën e tyre. Qeveria Kurti 2, duhet të formohet sa më parë. Me minatorët për dinjitet!”, shkroi ai në Facebook./UBTNews
Në prag të 32 vjetorit të grevës së minatorëve, suspendohen nga puna 12 minatorët që para disa ditëve hynë në grevë për…
Posted by Imer Fejza on Wednesday, February 17, 2021