Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Blerim Krasniqi, kandidat për Asamble Komunale në Komunën e Drenasit nga Nisma Socialdemokrate.
Kjo gjykatë njofton se ankesa ishte paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa më 29 tetor.
“Pasi PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e Blerim Krasniqit, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme, me pretendimin për parregullsi gjatë numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit ( QKN), për Zgjedhjet Lokale të datës 12 tetor 2025″.
“Gjykata Supreme e Kosovës, pas vlerësimit të vendimit të atakuar pretendimeve ankimore dhe atyre në përgjigje në ankesë, si dhe shqyrtimit shkresave tjera të lëndës, gjeti se ankesa është e pabazuar”, thuhet në një njoftim Supremes./EO
