UBT News

‘Superheronjtë’ kapin tregtarët e drogës në Peru

Katër policë peruan u maskuan si personazhe të Marvel për të kryer një bastisje droge në Peru.

Spiderman, Captain America, Thor dhe Black Widow morën pjesë në një operacion të quajtur “Marvel”, i cili synonte një shtëpi specifike në lagjen San Juan de Lurigancho në Lima.

Policia ndaloi katër persona gjatë bastisjes, pasi sekuestroi 3 mijë e 250 pako pastë kokaine, si dhe thasë me kokainë dhe kanabis./UBTNews/

Exit mobile version