Të gjithë ata që këtë mbrëmje do të ngrejnë sytë nga qielli do të kenë fatin të shijojnë një pamje mahnitëse.
Sonte ndodh superhëna e parë e vitit, e cila është më e madhe dhe më e ndritshmja për vitin 2025. Ky fenomen ndodh sepse Hëna gjendet në pikën më të afërt të orbitës së saj me Tokën.
Çfarë është një superhënë?
Orbita rreth Tokës nuk është rrethore, por eliptike, që do të thotë se distanca mes tyre ndryshon gjatë vitit. Kur Hëna e plotë përkon me pikun më të afërt të orbitës, të quajtur perigje, ose është deri në 90% afër kësaj pike, kemi atë që quhet superhënë.
Termi u përdor për herë të parë më 1979 nga astrologu Richard Nolle, për të përshkruar hënat që duken më të mëdha dhe më të ndritshme me sy të lirë, për shkak të afërsisë së tyre me Tokën.
Në këtë rast, Hëna mund të duket deri 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme se zakonisht, një efekt që vihet re veçanërisht gjatë lindjes dhe perëndimit të saj. Astronomët nuk bien plotësisht dakord mbi përkufizimin e saktë të superhënës.
Disa e konsiderojnë superhënë çdo hënë të plotë që ndodhet brenda një distance 360,000 kilometrash nga qendra e Tokës.
Sipas këtij përkufizimi, p.sh Hëna e Korrjes në tetor nuk do të konsiderohej si superhënë. Megjithatë, superhëna e sotme është një mundësi e shkëlqyer për të ngritur sytë nga qielli dhe për të shijuar një nga mrekullitë më të bukura natyrore të vitit.
Një spektakël që nuk duhet humbur. /A.Z/UBT News/