Një super miliarder në Kinë është dënuar me 18 vite burg, në vendimin më të ashpër të dhënë vitet e fundit ndaj një prej bosëve më të mëdhenj të koorporatave kineze.
Sun Davu drejton një prej bizneseve në fushën e agrikulturës, në provincën veriore të Hubeit.
67-vjeçari, ndër të vetmit që fliste hapur në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe për çështjet më të nxehta politike, u dënua pasi pushtoi ilegalisht një hapësirë toke, disa hektarë, duke akuzuar agjencitë shtetërore se nuk e kanë kryer siç duhej punën e tyre.
Përveç dënimit me burg, ai duhet ti paguajë shtetit edhe gjobën 478 mijë dollarë.