Hidrauliku më i famshëm në botë rikthehet këtë javë në kinema me një vazhdim të filmit shumë të suksesshëm “Super Mario Bros”.
Kanë kaluar tre vjet që kur maskota me mustaqe e Nintendo-s u shfaq në ekran së bashku me vëllain e tij Luigi, Princeshën Peach dhe armikun e tyre Bowser, duke gjeneruar mbi 1.3 miliardë dollarë (gati 1 miliard paund) në mbarë botën.
Filmi “Super Mario Galaxy”, i frymëzuar nga loja e njohur e Wii me të njëjtin emër, e zhvendos ngjarjen në hapësirë dhe sjell personazhe të dashura si Yoshi dhe Rosalina.
Vlerësimet për këtë film të ri janë të përziera: disa kritikë vlerësojnë imagjinatën dhe ritmin, ndërsa të tjerë mendojnë se nuk arrin nivelin e filmit të parë.
Ngjarja vazhdon aty ku përfundoi filmi i parë, me Bowser të burgosur nga Mario dhe Luigi pasi është zvogëluar në madhësi xhepi.
Kur djali i tij, Bowser Jr., i zëruar nga regjisori dhe aktori Benny Safdie, organizon arratisjen, kjo shkakton një ndjekje ndërgalaktike.
Gjatë rrugës, Mario dhe Luigi miqësohen me dinosaurin Yoshi, i cili i jep zë aktori dhe muzikanti Donald Glover , si dhe me Rosalina-n, një princeshë e interpretuar nga ylli i “Captain Marvel”, Brie Larson.
Anya Taylor-Joy rikthehet në rolin e Princeshës Peach, ndërsa ylli i serialit “Wednesday”, Luis Guzmán, luan Wart – armikun kryesor nga loja “Super Mario Bros 2” e vitit 1988 për NES.
Edhe personazhe të tjera nga “Super Mario Galaxy”, që konsiderohet gjerësisht si një nga lojërat më të mira të realizuara ndonjëherë, shfaqen në materialet promovuese të filmit.
Mes tyre janë edhe Lumas – krijesa të ndritshme në formë ylli që lojtarët i hasin gjatë lojës.
Filim e parë, publiku e pëlqeu shumë, duke e kthyer atë në filmin e dytë më fitimprurës të vitit 2023, menjëherë pas filmit “Barbie”.
Marrë dhe përshtatur nga BBC.
