UBT News

Sundimtari i Dubait detyrohet t’i paguajë 645 milionë euro ish-gruas së tij dhe fëmijëve

Sundimtari i Dubait, Mohammed bin Rashid al-Maktoum, u urdhërua sot t’i paguajë më shumë se 640 milionë euro ish-gruas së tij dhe fëmijëve të tyre. Kjo besohet të jetë marrëveshja e divorcit më e madhe e dhënë nga një gjykatë britanike, përcjell UBT News.

Kreu 72-vjeçar i qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe do të duhet t’i paguajë 251.5 milionë £ (rreth 300 milionë euro) gruas së tij të gjashtë, Princeshës së Jordanisë, Haya Brint al-Hussein.

Ai gjithashtu do të duhet të paguajë një total prej 290 milionë £ (më shumë se 340 milionë euro) për të mbuluar shpenzimet e mirëmbajtjes dhe sigurisë për dy fëmijët e tyre, Al Jalila, 14 vjeç dhe Zayed, 9 vjeç. Kjo arrin në 5.6 milionë £ në vit dhe do të zgjasë derisa ata të ndërpresin arsimin terciar.

Në fund, ai duhet të paguajë 9.6 milionë funte për fëmijët brenda një muaji.

Princesha Haya u largua nga Emiratet e Bashkuara Arabe me dy fëmijët e çiftit në prill të vitit 2019 duke thënë se ajo ishte tmerruar nga kërcënimet e bashkëshortit.

Sheikh Mohammed filloi veprimet ligjore për t’i kthyer fëmijët në Dubai muajin e ardhshëm, ndërsa Princesha Haya kërkoi që ata të qëndronin në Mbretëri të Bashkuar.

Gjykata e Lartë në Londër vendosi në mars të vitit 2020 se ai kishte orkestruar një fushatë frike dhe frikësimi kundër gruas së tij të larguar.

High Cout i Britanisë zbuloi gjithashtu në korrik të këtij viti se ai kishte urdhëruar hakerimin e telefonave të Princeshës Haya dhe avokatëve të saj duke përdorur softuerin Pegasus./UBTNews/

Exit mobile version