Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka thënë se ka gjasa që zgjedhjet e përgjithshme do të thirren gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024.
“Supozimi im i punës është se do të kemi zgjedhje të përgjithshme në gjysmën e dytë të këtij viti, dhe ndërkohë, kam shumë gjëra me të cilat dua të vazhdoj”, u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në Nottinghamshire të enjten.
Sunak refuzoi të përjashtonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në muajin maj, që përkojnë me zgjedhjet lokale, por tha se duhej ta kthejë ekonominë në rrugën e duhur.
“Dua të vazhdoj, duke menaxhuar mirë ekonominë dhe duke ulur taksat e njerëzve, por gjithashtu dua të vazhdoj të trajtoj migracionin e paligjshëm”, tha Sunak. “Kam shumë për të bërë dhe jam i vendosur të vazhdoj të jap për popullin britanik”./UBTNews/