UBT News

Sunak tërhiqet nga samiti i klimës COP27

Kryeministri britanik, Rishi Sunak nuk pritet më të marrë pjesë në samitin e klimës COP27 në Egjipt javën e ardhshme për shkak të “angazhimeve të tjera”, tha të enjten një zëdhënës i Downing Street.

Mbretëria e Bashkuar do të përfaqësohet nga ministra të tjerë të lartë, si dhe nga presidenti i COP26, Alok Sharma, në samitin e klimës në Sharm El Sheikh, thuhet në njoftim.

“Qeveria është absolutisht e përkushtuar për të mbështetur COP27 dhe për të udhëhequr veprimet ndërkombëtare për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe për të mbrojtur natyrën”, tha një zëdhënës i Downing Street./UBTNews/

Exit mobile version