Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi se do të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Bali gjatë muajit nëntor.
Megjithatë, kandidati për udhëheqjen britanike të konservatorëve, Rishi Sunak, këtë mëngjes tha se Putin duhet të përjashtohet për shkak të luftës në Ukrainë.
“Partnerët dhe aleatët tanë të G20 kanë një përgjegjësi kolektive për të hequr qafe sjelljen e neveritshme të Putinit”, tha një zëdhënës i zotit Sunak.
“Të ulesh rreth një tavoline me të nuk është gjë e mirë kur ai është përgjegjës për vrasjen e fëmijëve në shtretër ndërsa flenë. Ne duhet t’i dërgojmë një mesazh të fortë Putinit se ai nuk ka një vend në tavolinë nëse dhe derisa të ndalojë luftën e tij të paligjshme në Ukrainë”, shtoi ai tutje.
Indonezia e ka ftuar edhe liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky në samit./UBTNews/