UBT News

Sunak premton mbështetje “të qëndrueshme” për Ukrainën

Kryeministri britanik, Rishi Sunak i premtoi homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën do të jetë e palëkundur, tha një zëdhënës i Downing Street. Sunak e pranoi detyrën e kryeministrit gjatë të martës.

“Të dy liderët ranë dakord për nevojën për të vazhduar presionin mbi regjimin barbar të Putinit përmes sanksioneve të vazhdueshme ekonomike… (Sunak) tha se shpreson që ata do të takohen personalisht së shpejti”, tha zëdhënësi./UBTNews/

Exit mobile version