UBT News

Sunak: Nuk pajtohemi me komentin ‘vakum’ të shefit të OKB-së

2RMW6WJ Prime Minister Rishi Sunak gives a pool interview during a visit to Kilburn police station, north west London. Picture date: Wednesday August 30, 2023.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka hedhur poshtë komentet e bëra nga shefi i OKB-së Antonio Guterres, sipas së cilave ngjarjet e 7 tetorit nuk ndodhën në një “vakum”.

“Natyrisht që ne nuk pajtohemi me atë karakterizim të paraqitur”, tha një zëdhënës i Sunakut.

“Ne e kemi të qartë se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmin barbar terrorist të Hamasit, i cili u nxit nga urrejtja dhe ideologjia”, raporton BBC.

Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë gjermane thotë se ka besim te Guterres në dritën e komenteve të tij.

Exit mobile version