Rishi Sunak, në ditën e tij të parë si kryeministër i Britanisë, do të takohet me kabinetin e tij.
Ky takim do të ndodhë para përballjes së tij me liderin e opozitës, Sir Keir Starmer, në mesditë, shkruan BBC.
Kujtojmë se Sunak e mori detyrën në kohë trazirash politike dhe ekonomike për britanikët teksa detyrën e mori nga Liz Truss, e cila dha dorëheqjen javën e kaluar pas 45 ditësh të trazuara.
Sunaku tani përballet me detyrën e rëndësishme për të stabilizuar partinë dhe vendin në një kohë turbulence ekonomike dhe politike.
Mes tjerash, Sunaku do të jetë lideri i parë me ngjyrë i Britanisë dhe kryeministri i parë hindus.