Kryeministri britanik, Rishi Sunak po u kërkon aleatëve perëndimorë që të vazhdojnë të armatosin Ukrainën për të zmbrapsur pushtimin e Rusisë, në një kohë kur ndihma ushtarake nga disa vende duket të jetë në dyshim.
“Unë u them këtë aleatëve tanë: nëse i japim presidentit (Volodymyr) Zelensky mjetet, ukrainasit do ta përfundojnë punën”, tha Sunak gjatë një konference të Partisë Konservatore në Anglinë veriore./UBTNews/