UBT News

Sunak anulon vendimin e mëparshëm, do të shkojë në samitin e klimës

Kryeministri britanik, Rishi Sunak anuloi vendimin e mëparshëm për të mos shkuar në samitin e klimës COP27 në Egjipt.

U raportua që Sunak nuk do të marrë pjesë në COP27 për shkak të përgatitjeve buxhetore. Por ai ishte kritikuar gjerësisht nga aktivistët e klimës, partitë opozitare dhe këshilltari për klimën, Alok Sharma.

Sunak shkroi në Twitter se nuk do të ketë “prosperitet afatgjatë pa veprim mbi ndryshimin e klimës” ose siguri energjetike pa investuar në burimet e rinovueshme.

“Kjo është arsyeja pse unë do të marr pjesë në @COP27P javën e ardhshme: për të ofruar trashëgiminë e Glasgout për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të qëndrueshme”, shkroi ai mes tjerash./UBTNews/

Exit mobile version