UBT News

Sulmuesi që vrau nëntë persona në Toronto dënohet me burgim të përjetshëm

Personi përgjegjës për një sulm vdekjeprurës me furgon në Toronto para katër vjetësh, është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht për 25 vjet. Vrasësi 29-vjeçar u shpall fajtor vitin e kaluar për vrasjen e dhjetë personave.

Gjyqtarja Anne Malloy dha dënimin e saj në një gjykatë të mbushur me njerëz dhe me familjarët e viktimave.

Tetë gra dhe dy burra vdiqën pasi vrasësi hyri me furgon në trotuar, përfshirë gruan, Amaresh Tesfamariam, 65 vjeç, që vdiq pas tri vjetësh nga plagët e marra në sulmin e 23 prillit 2018, shkruan BBC-ja.

Burri e kishte marrë me qira furgonin tri javë para se ta përdorte si armë në rrugët kryesore të Torontos. Ai u tha hetuesve se kishte vendosur të vriste sa më shumë njerëz që të ishte e mundur dhe se ai mori frymëzim nga lëvizja mizogjene “incel” e grupeve kryesisht në internet të të rinjve që janë të zemëruar me mungesën e aktivitetit të tyre seksual.

I pyetur nga hetuesit se si ndihej për dëmin që kishte shkaktuar, sulmuesi u përgjigj në atë kohë: “Ndjehem sikur e kam kryer misionin tim”.

Më vonë, duke u përballur me akuzat për vrasje të shkallës së parë, avokatët e tij argumentuan se ai nuk ishte penalisht përgjegjës për shkak të çrregullimit të spektrit të tij të autizmit.

Gjyqtari Malloy e hodhi poshtë këtë pretendim vitin e kaluar, duke thënë se sulmi ishte “akt i një mendjeje arsyetuese”.

“Mungesa e ndjeshmërisë për vuajtjet e viktimave, madje edhe paaftësia për të empatizuar për çfarëdo arsye, nuk përbën mbrojtje”, tha ajo.

Exit mobile version