Sulmuesi që vrau gjashtë persona në një shkollë në Nashville, Tennessee, të hënën bleu shtatë armë legalisht dhe i fshehu në shtëpi, thotë policia amerikane.
Hetuesit thonë se prindërit e të dyshuarit mendonin se 28-vjeçari nuk duhet të zotëronte armë dhe nuk e kuptuan se armët ishin fshehur në shtëpinë e tyre, shkruan BBC.
I dyshuari ishte nën “përkujdesjen e mjekut për një çrregullim emocional”, thotë policia.
Tenesi nuk ka ligje që ia mundësojnë policisë të sekuestrojë armë nga të dyshuarit e dhunshëm.
Pavarësisht mungesës së të ashtuquajturave ligje të flamurit të kuq, policia tha se do të kishte kërkuar ende që të konfiskoheshin armët nëse autoritetet do të kishin pasur ndonjë paralajmërim se i dyshuari mund të kishte paraqitur një kërcënim.