Sulmuesi vetëvrasës që shënjestroi një xhami brenda një kompleksi policor në Peshawar, duke vrarë më shumë se 80 njerëz, ishte një anëtar i talibanëve pakistanezë i maskuar si polic, tha një zyrtar i lartë të enjten.
Pamjet shfaqin sulmuesin teksa mbërriti në një pikë kontrolli policie me një skuter të hënën, duke i kërkuar një polici drejtimin për në xhami dhe duke u lejuar të kalonte pasi ai ishte me uniformë, tha Moazzam Jah Ansari, shefi i policisë së provincës Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit.
“Ky ishte një kamikaz dhe ne kemi gjurmuar lëvizjen e tij. Ai ishte me uniformë policie”, tha Ansari.
Zyrtarët thanë se numri i të vdekurve si pasojë e këtij shpërthimi ishte mbi 100, por sipas Ansarit, disa prej trupave u numëruan dy herë. Si pasojë e sulmit mbetën të plagosur 217 persona./UBTNews/