UBT News

Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy persona në Gjilan

Janë arrestuar dy persona në Gjilan për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet se janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas turk pasi që të njëjtit gjatë kontrollit për zbatim të masave anti Covid kanë sulmuar dhe penguar zyrtaret policorë gjatë kryerjes së detyrës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version