Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 00:20 ka arrestuar katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e më pas edhe sulmuar zyrtarët policorë që ishin duke patrulluar.
Petrit Fejza, shef i operatives rajonale në Mitrovicë Veriore, bën të ditur se të dyshuarit pas arrestimit janë dërguar në stacion policor, ku i është bërë alkool testi, i cili ka rezultuar se ishin në ndikim të alkoolit.
Të arrestuarit janë të moshës 21-23 vjeçare. Me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.