UBT News

Sulmuan me shufër metalike, arrestohen 3 persona në Vushtrri

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:00, në parkingun e një marketi në Vushtrri, ku viktima është sulmuar nga tre persona me një mjet të fortë (shufër metalike).

Viktimës ju është ofruar tretmani mjekësor në Emergjencën në Vushtrri, e mandej për tretman te mëtutjeshëm është dërguar në SHSKUK Prishtinë.

Në cilësi të provave materiale është konfiskuar një mjeti i fortë i përdorur në rast ( shufër metalike).

Nga policia janë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar: F.M., 46 vjeçar, L.M., 22 vjeçar dhe B.M., 20 vjeçar, të cilët janë intervistuar nga sektori rajonal i hetimeve, dhe me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar dhe është duke u hetuar si “Vrasje në tentativë”.

Exit mobile version