Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë, meqë të njejtit për motive të panjohura kanë sulmuar me mjete të forta metalike dy persona, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore.
“Viktimat, pas tretmanit mjekësor në QKUK njëri është liruar, ndërsa tjetri vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve serioze.”, njofton Policia.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./UBTNews