Një grua është arrestuar në Vushtrri pasi e njejëta ka sulmuar nënën e saj e më pas e ka lënduar edhe zyrtaren policore. Policia ka njoftuar se viktima, zyrtarja policore por edhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj. Po ashtu gjatë arrestimit e dyshuara e ka lënduar një zyrtare policore. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu trajtim mjekësor ka pranuar edhe zyrtarja policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Po ashtu thuhet se pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /D.B/EO