Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur”, thuhet në raportin policor.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.