Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy punëtorëve të KEDS-it.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, punëtorët e KEDS-it ishin sulmuar përderisa ishin duke shkyçur nga rrjeti elektrik të dyshuarit.
“Prizren, 17.08.2021-13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar punëtor te KEDS-it të cilit kishin ç’kyqur nga rrjeti elektrik njehsorin e të dyshuarve”, thuhet në raportin e policisë.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim te prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.