Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njejti ka sulmuar fizikisht disa zyrtarë policorë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:10, ku më pas njëri zyrtar policor ka marrë tretman mjekësor.
“I dyshuari është liruar me procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews