UBT News

Sulmoi një person, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘sulm’.

A.O, 23-vjeçar, thotë se identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit është bërë pas një pune hetimore dhe lidhet me një rast të ndodhur, më 9 prill 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima i cili është trajtuar në QKUK.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘sulm’”, njofton PK-ja./UBTNews

Exit mobile version