Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i njëjti më pas ka dëbuar nga shtëpia gjithë familjen e tij.
“Njësitet policore (me urdhër të prokurorit) gjatë bastisjes së shtëpisë së dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë me leje: një pistoletë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe 191-fishekë”, thuhet në komunikatë.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.