UBT News

Sulmoi fizikisht një person, arrestohet një 27-vjeçar në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 27-vjeçar në Mitrovicë nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore, me ç’rast viktima ka kërkuar tretman mjekësor.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor./UBTNews

Exit mobile version