UBT News

Sulmoi fizikisht një grua, arrestohet prishtinasi

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht një grua.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari është dërguar bë mbajtje me vendim të prokurorit.

“Prishtinë, 24.10.2021 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Exit mobile version