Një person është arrestuar në Kamenicë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka kërkuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënë e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews