Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht familjarët e tij.
Sipas njoftimit të PK-së, dy nga familjarët kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjaret e tij. Si pasojë dy nga familjaret pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë./UBTNews