Një burrë është arrestuar dje në Pejë, pasi ka sulmuar fizikisht dy gra. Policia ka informuar se njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është bërë e ditur në raportin policor.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe “Sulm”.