Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij. PK-ja njofton se i dyshuari e ka sulmuar me mjet të fortë bashkëshorten e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me një mjet të fortë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili rekomandoi që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje./UBTNews