UBT News

Sulmoi bashkëshorten dhe babanë, policia arrestoi të dyshuarin

Në Gjakovë është raportuar një rast i dhunës në familje. Siç njofton policia, një i dyshuar nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babanë e tij.

“Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Vlen të ceket se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raportin e policisë./UBTNews

Exit mobile version