Në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Policia e Kosovës në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.
Policia e Kosovës njofton se përveç dëmeve materiale në automjet, nuk raportohet për të lënduar.
PK në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve./UBTNews/