Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar në Lipjan, të hënën e kaluar.
Policia në konsultim me prokurorin, rastin e ka cilësuar “Sulm seksual” dhe shkon në procedurë të rregullt.
“Lipjan 06.02.2023 – 11:30. Ankuesja femër kosovare raporton se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë dhe shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.