UBT News

Sulmohet seksualisht një e mitur në një shkollë në Malishevë

Një punonjës teknik i shkollës “Kajtaz Ramadani” në Kijevë të Malishevës është arrestuar dje, pasiqë ka sulmuar seksualisht një të mitur, nxënëse të kësaj shkolle.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, i cili ka informuar njësitet relevante të policisë i janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rast “sulm seksual”.

Exit mobile version