UBT News

Sulmohet seksualisht dhe kërcënohet me armë një femër në Zubin Potok

Një femër në Zubin Potok është sulmuar seksualisht dhe është kërcënuar me armë. Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari, dhe me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

“Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor pastaj me urdhër të prokurorit pasi intervistimit të dy palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version