Të paktën tetë persona kanë vdekur pas një sulmi rus në një qendër tregtare në distriktin Podilskyi në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev, thotë Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës.
Një qendër tregtare dhe makina në një parking ngjitur morën flakë pas bombardimeve ruse në rrethin Podilskyi të Kievit, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës të dielën mbrëma, duke shtuar se 63 zjarrfikës u angazhuan për të shuar zjarrin.
“Si pasojë e sulmit me raketa armike dhe zjarrit që rezultoi, u shkatërrua një qendër tregtare, u dëmtuan xhamat e ndërtesave të banimit aty pranë dhe automjetet e parkuara në afërsi”, tha Prokurori i Përgjithshëm në një postim në kanalin e saj Telegram.
Prokurori i Përgjithshëm sugjeroi se numri i viktimave mund të rritet./UBTNews/