Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton se sot është sulmuar fiziksht një punëtor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës në repartin e Ortopedisë.
Sipas njoftimi, punëtori është sulmuar nga familjarët e pacientit.
“Me datë 20.09.2021 në Spitalin Rajonal të Mitrovicës përkatësisht në repartin e Ortopedisë është sulmuar fizikisht punëtori R. U. nga familjarët e pacienti. Kryesia e Sindikatës pranë kësaj njësie ka reaguar duke e dënuar këtë rast dhe ka shprehur shqetësim lidhur me sulmin e lartcekur që iu është bërë stafit mjekësor. Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të pa tolerueshme, dhe përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës, e sidomos në këtë kohe pandemie kjo bënë që të vihet në pikëpyetje edhe siguria në vendin e punës, prandaj kërkojmë nga institucionet kompetente të ndërmarrin masa, për arsye se edhe tjera herë janë kërcënuar dhe nuk është rasti i vetëm i një sulmi fizik të ndodhur”, thuhet në reagim.