UBT News

Sulmohet një person nga dy të maskuar në Leposaviq

Një person ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:00 në Leposaviq.

Tutje bëhet e ditur se të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij, e ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Exit mobile version