Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Lipjan një person është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë e tij nga tre persona. Sipas policisë, tre personat e kishin grabitur një enë qelqi me vlerë prej 2 mijë e 200 euro nga viktima.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në oborrin e shtëpisë së tij tre persona të maskuar e kishin sulmuar fizikisht dhe nga ai kishin grabitur një enë qelqi me vlerë 2200 euro”, thuhet në njoftim.
Viktima sipas policisë ka pranuar tretman mjekësor, derisa rasti është duke u hetuar.