Një mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) Istog gjatë së martës është sulmuar pasi që kishte refuzuar ta kontrollonte një pacient me arsyetimin e se kishte përfunduar orarin e punës.
Me këtë rast policia ka arrestuar tre persona. Kështu bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ka dërguar viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij në QKMF Istog ka ardhur deri te një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar (doktor), i cili nuk i kishte ofruar ndihme mjekësore viktimës pasi që i njëjti e ka përfunduar orarin e punës. Si pasojë e mosmarrëveshjes ka ardhur deri te sulmi nga dy të dyshuarit ndaj doktorit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.