Infermierja Z.M u sulmua mbrëmë në vendin e punës nga familjarja e një pacienti. Lajmin e bëri të ditur ShSKUK, me ç’rast kërkoi nga organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesve të punëtorëve shëndetësorë, sulme këto që kohëve të fundit janë shpeshtuar.
“Punëtorët shëndetësorë të ShSKUK-së që nga fillimi i pandemisë janë duke punuar me orar të stërzgjatur, me angazhim maksimal për të ofruar shërbimet e nevojshme ndaj pacientëve”, thuhet më tej./UBTNews