Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është raportuar se është sulmuar fizikisht një i burgosur. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën pas mesditës, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Me 12.01.2022 është raportuar se në ambientin e qendrës, pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovar e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar(të burgosur). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.