UBT News

Sulmohet një anije ruse në Detin e Zi, çfarë dihet deri më tani?

The Russian Navy's guided missile cruiser Moskva sails in the Bosphorus, on its way to the Mediterranean Sea, in Istanbul, Turkey June 18, 2021. Picture taken June 18, 2021. REUTERS/Yoruk Isik

Një nga luftanijet më të rëndësishme të marinës ruse është sulmuar nga Ukraina në Detin e Zi, një goditje masive për një ushtri që lufton kundër rezistencës ukrainase 50 ditë pas pushtimit të fqinjit të tij nga Vladimir Putin.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 14 prill se një raketë lundruese ka shkatërruar municionet në anijen Moskva, por Maksym Marchenko, guvernator ukrainas në Odesa, që gjendet në Detin e Zi, tha se anija ruse u godit me dy raketa ukrainase Neptun, raketa që përdoren për të sulmuar anijet.

Ministria ruse e mbrojtjes tha të enjten se Moskva “është ende në det” dhe se po merren masa për ta tërhequr atë në port. Ministria tha se ekuipazhi u evakuua në anije të tjera të Flotës së Detit të Zi në zonë.

Çfarë dihet për anijen luftarake ruse: Moskva e gjatë 186 metra, me një ekuipazh prej gati 500 vetësh, është krenaria e flotës detare ruse në Detin e Zi. Fillimisht e porositur në Marinën Sovjetike si Slava në vitet 1980, ajo u riemërua Moskva në vitin 1995 dhe pas një rindërtimi rihyri në shërbim në 1998, sipas sajtit ushtarak Naval-Technology.com./UBTNews/

Exit mobile version