Ueb-faqja zyrtare e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, konsumatori.rks-gov.net, ka qenë cak i një sulmi kibernetik.
Për shkak të sulmit, ueb-faqja aktualisht nuk është funksionale. Autoritetet kanë njoftuar qytetarët se, deri në rikthimin e plotë të shërbimeve online, ankesat dhe kërkesat mund t’i dërgojnë përmes emailit konsumatori@rks-gov.net ose përmes Viberit në numrin +383 (0) 46 311-000.
Qytetarët janë falënderuar për mirëkuptimin, ndërsa pritet që ueb-faqja të rikthehet në funksion pas përfundimit të procedurave përkatëse./A.K/
